Aktualitet, Ekonomi

Fibank Albania ofron kredi “Për çdo qëllim” me kushtet më të favorshme të mundshme

Produkti i fundit i lancuar nga Fibank Albania është kredia “Për çdo qëllim” për të gjithë individët me kushtet më të favorshme të mundshme, të përshtatura ndaj klientit sipas specifikave të tij përkatëse.

Kredia “Për çdo qëllim” është një mundësi e shkëlqyer për këdo, me normë interesi që fillon nga 1.9% e kombinuar me fleksibilitet në kërkesën e dokumentacionit dhe me çlirimin e klientit  nga detyrimi për të sjellë një numër të madh dokumentash. Nuk është i detyrueshëm Sigurimi i jetës për këtë kredi. Një tjetër çlirim për klientin është fakti se kolaterali nuk është e domosdoshme të jetë në emër të kredimarrësit. Këto kushte hapin plot mundësi të mira për këdo që ka dëshirë të marrë një financim për qëllimet e tij.



Ky produkt ofron fleksibilitet në planin e investimit dhe synon të mbulojë nevojat financiare të klientëve me të ardhura të qëndrueshme, historik të mirë të ripagimit të kredisë dhe kolateral të pranueshëm.

Çdo person i interesuar, përveç një vizite në degë, mund të aplikojë edhe online, duke kursyer kështu mjaft kohë dhe ngarkesa. Më pas, punonjësit e specializuar për kreditë, e analizojnë rastin dhe kontaktojnë klientin e interesuar në mënyrë që të vijohet më tej sipas specifikave përkatëse të klientit.

Fibank e ka dizenjuar këtë produkt në përputhje me strategjinë e të qenit tepër dinamike në shfrytëzimin e mundësive të tregut. Skuadra Fibank është e dedikuar në rritjen e bazës së klientelës duke i kushtuar rëndësi të veçantë çdo tipi klienti, duke i shërbyer klientëve të mirë potencialë me cilësi dhe produkte të dizenjuara me kujdes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas