Aktualitet, Ekonomi, Kryesore

Fibank Albania hap degën e tretë brenda kësaj vere

Hapet dega në Lushnje, dega e tretë e re gjatë kësaj vere

Fibank Albania po vijon intensivisht me strategjinë e saj të zgjerimit dhe dega e Lushnjës është e treta e hapur për këtë verë. Zgjerimi i rrjetit është pjesë e strategjisë se Fibank, në kuadër të zhvillimeve aktuale në tregun bankar shqiptar.



Fibank Albania eshtë banka e vetme që po rrit rrjetin e degëve gjatë kësaj periudhe. Banka ka pasur një ecuri pozitive në të gjithë treguesit financiarë gjatë dy viteve të fundit, dhe ishte e para përsa i përket eficences në 6-mujorin e parë të vitit 2018, e arritur në sajë të përkushtimit të plotë të një ekipi profesional dhe mbështetjes së vazhdueshme të grupit bankar Fibank.

Strategjia aktuale synon të shfrytëzoje mundësitë që ofron tregu bankar, të forcojë ekipin me profesionistë të mirë si dhe të ofrojë produkte e shërbime cilësore. Ekipi i dedikuar i Fibank synon të rrisë bazën e konsumatorëve duke i kushtuar vëmendje të veçantë çdo klienti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas