Kryesore, Media

Fevziu e rivalizon premierën e “OPEN” të Eni Vasilit me Edi Ramën …me kthimin e Berishës në “OPINION”

Të enjten rikthehet pas shumë kohësh në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu ish-kryeministri Sali Berisha.

Ka qenë vetë prezantuesi i emisionit Fevziu ai që dha këtë lajm.



Drejtuesi i emisionit “Opinion” ka sqaruar kohë më parë pse nuk ka më marrëdhënien e dikurshme me ish-kryeministrin Berisha. “Unë ia kam bërë ftesën. Nuk kam patur ndonjë sherr me të. Personat që drejtojnë emisione krijojnë konflikte me politikën. Unë nuk kam pranuar që të kemi kompromise me emisionin. Unë mund të kem miqësira personale, mund të kem bindjen time personale por kjo nuk më dikton. Nuk është çështja ime. Në shumë vite politikanë të rëndësishëm në Shqipëri nuk kanë pranuar të vijnë. Kjo është një lojë nervash, kush bie i pari”, është shprehur më herët në media Fevziu.

Me sa duket kjo e enjte do të jetë një betejë e fortë televizive mes Klan dhe Top Channel. Këtë të enjte ka premierën edhe emisioni më i ri në Top Channel, “Open” që do të drejtohet nga Eni Vasili.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas