Sport

Festuan me shqiponjë, ‘dorëzohen’ Xhaka dhe Shaqiri, kërkojnë falje

Dy futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kohët e fundit kanë qenë në qendër të debateve në Zvicër, pas festimit të tyre me “shqiponjë” në Botëror në fitoren kundër Serbisë.

Ky gjest shkaktoi shumë dhe debate, aq sa Xhaka dhe Shaqiri janë dorëzuar dhe kanë kërkuar falje.



Të dy futbollistët ishin të grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës në hotelin Nati dhe dhanë edhe një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Petkoviç. Dhe për herë të parë lojtarët kanë kërkuar falje për festimin me shqiponjë në Botëror.

Xhaka tha: Do të isha budalla po ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më. Stefan Litshtajner thotë: Kërkoj falje, nuk dua që t’i hap problem dikujt. Ndërsa Shaqiri me ironi thotë: Sigurisht, unë kërkoj falje nëse njerëzit u ndjenë të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas