Sociale

Festivali i instrumentistëve të vegjël në Fushë-Arrëz, Bushati: Kontribut për kulturës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ishte në Bashkinë e Fushë – Arrëzit ku gjatë këtyre tre ditëve u zhvillua festivali mbarëkombëtar i instrumentistëve të vegjël popullor.

 



Ministri Bushati gjatë fjalës së rastit u shpreh se artistët e së ardhmes janë një kontribut i pazëvendësueshëm për kulturën dhe traditën tonë në këtë kënd të Evropës.
“Mikpritja dhe bujaria e Fushë-Arrëzit kanë bërë që fëmijë nga treva të tjera të Shqipërisë të vijnë në familjet e fëmijëve të kësaj zone, si një mundësi më e madhe për t’i miqësuar me njëri–tjetrin, për t’u njohur më mirë, për të kuptuar më shumë nga njëri–tjetri, për mësuar më shumë nga njëri–tjetri, për të rivalizuar dhe konkurruar njeri–tjetrin”, tha ministri.

 

Shpirti i vëllazërisë, për Bushatin është një element që duhet mbështetur dhe çuar përpara, duke e bërë këtë festival mbarëkombëtar një shenjë dalluese të veçantë të Fushë-Arrëzit dhe promovim të talenteve shqiptare pavarësisht se ku ata jetojnë.

Në bashkinë e Fushë-Arrëzit Ministri Bushati inspektoi shkollën “Pjetër Arbnori”, e cila është në proçes rikonstruksioni me investim të qeverisë shqiptare me vlerën e 450 mln lek. Ministri Bushati mori pjesë në panairin me prodhime artizanale të zonës.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas