KMR

Festivali i Filmit Ballkanik, shkolla e miqve nga Shqipëria, Bosnja dhe Serbia

Festivali I filmit ballkanik krijon hapsirën në këtë edicion të 8 për të rinjtë që duan të mësojnë se si mund të realzojnë një film.  Artistë të shumtë do të mbajnë leksione për të rinjtë nga vende të ndryshme të Ballkanit, duke i përgatitur që në fund secili të paraqesë punimet individuale.

Një i ri nga Kosova, një i ri serb dhe një boshnjak, falë kësaj hapësire të krijuar nga arti kanë arritur që të kapërcejnë çdo barrierë mes popujve që ata përfaqësojnë. Përgjatë një jave, ata jo vetëm do të punojnë së bashku, por edhe ndajnë pjesën më të madhe të ditës. Teksa tregojnë për këtë raport të ndërtuar mes tyre, ata madje përshëndesin në gjuhët e njëri-tjetrit. Tre të rinjtë, Ali Fejza, Filip Dimiç dhe Alban Gajtani, së bashku me profesorin e tyre Bihell Alimi, tregojnë se ata kanë arritur të kenë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre.



“Unë jam nga Serbia dhe punoj me shqiptarë dhe kosovarë për të ndërtuar paqe mes njëri-tjetrit. Duam ta bëjmë botën një vend më të mirë për të gjithë”, thotë një i ri serb. Festivali i Filmit Ballkanik organizohet për të tetin vit radhazi dhe do të sjellë 70 filma nga gjithë Ballkani. Dhjetra të rinj i janë bashkuar këtij festivali dhe në fund do të prezantojnë punimin e tyre, i cili do të jetë i fokusuar në një tematikë sociale./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas