Sport

Festival golash në Serie A/ Napoli zhgënjyes, Lacio bën detyrën në shtëpi

Një javë e mbushur me gola ka qenë ky raund në Serie A. Ndeshja më me shumë gola e këtij sezoni në Itali është padiskutim ajo mse Sasuolos dhe Xhenoas, e mbyllur me shifrat 5-3.

Por nuk ishte ky rezultati më surprizë i kësaj mbrëmjeje, por humbja e thellë e Napolit 3-0 kundër Sampdorias. Ekipi i mbrojtësit Hysaj bëri një ndeshje totalisht për tu harruar.



Ndërsa skuadra e shqiptarit tjetër Thoma Strakosha, Lacio, mori një fitore të vështirë në shtëpi 1-0 kundër modestëve të Frosinone. Gardiani shqiptar luajti për 90 minuta dhe arriti të mbajë rrjetën e paprekur. Një mbrëmje shumë pozitive për të.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për portierin tjetër, Etrit berisha, i cili pa Atalantën e tij të mundej në shtëpi Kaljari. Një tjetër rezultat surprizë i kësaj jave në Serie A.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas