Kryesore, Rusi 2018, Sport

Festë në Paris, lot në Zagreb! Mijëra francezë përballë ekranit gjigant

Mijëra tifozë francez kanë ndjekur finalen e madhe të Botërorit të Rusisë nga sheshi kryesorë “Champ de Mars”, pranë Kullës “Eiffel” në një ekran gjigand prej 140 metrash katror.

Rreth 90 mijë tifozë kanë qenë të grumbulluar në këtë shesh për të ndjekur ndeshjen, ndërkohë që me mijëra kanë qenë edhe forcat e policisë që janë munduar të shmangin çdo problem gjatë grumbullimit të tifozëve, që kishin filluar të mblidheshin që nga ora 11:00 e paradites të së dielës.



Temperaturat e larta prej 31 gradësh nuk pengoi aspak festën që u bë në qendër të Parisit në pas këtij suksesi historik të përfaqësueses Franceze për herë të dytë në histori.

Edhe në qendër të Zagrebit rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes tifozët u grumbulluan në sheshet kryesore të veshur me fanellat e përfaqësueses së tyre dhe me flamujt kombëtarë.

Atmosfera u bë elektrizuese në momentin e golit të Perisic, por gjithçka për kroatët u mbyll në lot për humbjen e një shansi shumë të mirë, por që gjithsesi edhe kjo humbje la një shije pozitive për atë çka dha Kroacia në kampionatin botëror./TCH/

<
>
e1-2 e2-3 e3-3 e7-4 e8-3 e10-3 e11-3 e12-2 e13-1 e14-1 e15-2 e16-1 e17-1 e18 e19 e20 e21 e24 e25 e26 e27 e5555555 (1) e5555555 (2) e5555555 (3) e5555555 e5555555-1
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas