ShowBiz

Festë e çmendur! Dua Lipa transformohet për ditëlindjen e saj të 23-të

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa feston sot ditëlindjen e saj të 23-të.

 Kjo ditëlindje këngëtaren e njohur e ka gjetur në Ibiza ku po pushon së bashku me të dashurin Isac Carew, por edhe me familjen e saj.



Në këtë ditë të veçantë Dua ka vendosur të festojë ndryshe dhe ka mbledhur në Ibiza gjithë miqtë e saj ku kanë organizuar një festë jo të zakonshme. Të maskuar si në një festë “Halloween”-i ata kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në një ambient privat mes muzikës dhe alkoolit.

Dua ka zgjedhur të transformohet për ditëlindjen e saj dhe ka ardhur nën shkëlqimin e xixave duke u shndërruar kështu në mbretëreshën e natës.

Mirëpo po aq sa Dua në këtë festë kanë tërhequr vëmendjen edhe prindërit e saj, të cilët i ishin përshtatur gjithashtu atmosferës së krijuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas