Sport

‘Ferrari’ e zyrtarizon: Ikën Raikkonen, ja kush e zëvendëson…

Kimi Raikkonen, piloti finlandez i “Formula 1”, nuk do të jetë më pjesë e “Ferrarit” nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin për përfundimin e marrëveshjes e ka dhënë vetë skuderia ‘kokëkuqe’ me anë të një postimi në sajtin e saj zyrtar.



Në komunikatë, Ferrari thekson se Raikkonen do të mbetet në historinë dhe familjen e kësaj skuderie si kampion bote.

Raikkonen, i cili u shpall kampion bote në vitin 2007 me Ferrarin, në dy sezonet e ardhshme do të garojë me Sauberin, skuadër me të cilën nisi karrierën e tij në Formulën 1 në vitin 2001.

Për sa i përket pasuesit të Raikkonenit, Ferrari konfirmoi ardhjen e 20-vjeçarit Charles Leclerc vitin e ardhshëm, për të formuar partneritetin me 4 herë kampionin e botës, Sebastian Vettel.

Produkt i akademisë së Ferrarit, Leclerc garon këtë sezon me Sauber Alfa Romeo.

Përpara se të kalonte në Botërorin e Formulës 1, 20-vjeçari nga Monako ka fituar tituj në GP3 dhe F2.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas