Aktualitet, Kryesore

Ferr në Rusi: Zjarri u merr jetën 48 personave, mes tyre 41 fëmijë

Së paku 48 njerëz kanë vdekur, si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër tregtare, pasditen e së dielës qytetin Siberian në Kemerovë, Rusi, raporton TV Klan.

Deri më tani sipas BBC,  41 fëmijë mund të jenë në mesin e viktimave dhe 16 persona mungojnë, thonë zyrtarët rusë.



Flakët nisën në katin e tretë të qendrës Winter Cherry, ndërsa shumë nga viktimat ishin në kinema.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon njerëzit që kërcejnë nga dritaret për tu shpëtuar flakëve.

Mësohet se rreth 660 ekipe  të shërbimit të emergjencave dhe zjarrfikës ishin në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve për më shumë se 17 orë dhe nxjerrjen e personave që ishin të pranishëm në qendrën tregtare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas