Aktualitet

Fermeri që votoi për PS: Do vras veten, nuk mund ta shesh mallin as nën kosto…

Zvezdë, qindra ton patate, qepë, fasule dhe produkte të tjera bujqësore janë ose nën dhe ose duke u kalbur nëpër magazina. Në takimin me fermerët në këtë fshat, deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se ata ndihen të falimentuar dhe pa asnjë përkrahje.

“Gëzimi është një fermer që ka votuar në zgjedhje për Partinë Socialiste tradicionalisht. Sot më shpjegoi se si askush nuk interesohet për ta, për të prodhuar pataten, kosto e farës, plehut kimik dhe taksave i ka shkuar 220 lek të vjetra.



Sot patatet nuk i shet dot as nën kosto, as me 110 lek. Gëzimit dhe dhjetra fermerë të tjerë që takova bllokimi i produkteve jo vetëm i ka çuar dëm punën por i ka bërë të pamundur për të blerë fara, plehra kimike, nafte etj për sezonin e ri.

‘ Më gjeni dikë ti jap falas se nuk kam lek të paguaj për të pastruar magazinën’ thotë Gezimi i cili nuk ka parë asnjë përfaqësues të qeverisë. ‘Mundi më ka ikur kot, të vras veten’ shprehet ai…”, shkruan Ervin Salianji në faqen e tij në Facebook.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas