Aktualitet

Fermerët e Korçës në protestë: Stop importit

Korçë- Fermerët e komunës Vreshtas në Korçë janë ngritur dje në protestë kundër importit të prodhimeve bujqësore nga Kosova dhe Maqedonia. Ata kanë protestuar në rrugën Korçë-Pogradec, duke kërkuar një treg për shitjen e prodhimeve bujqësore, pasi sipas tyre mallrat po dëmtohen pasi rrinë stok në magazina dhe nuk kanë se ku t`i shesin. Fermerët u kanë kërkuar autoriteteve përkatëse të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi ndërsa kanë kërcënuar se do të përshkallëzojnë protestat si dhe do të bllokojnë rrugën nacionale, nëse nuk ka ndonjë reagim për këtë çështje, Ata kërkojnë me këmbëngulje mbështetje nga shteti për ndalimin e importit  të  produkteve në fjalë. Këto produkte po i  konkurrojnë ata në një mënyrë aspak të ndershme dhe po i çojnë në një falimentim total. Patatet, qepët si dhe prodhime të tjera edhe pse cilësore dhe të ushqyeshme janë destinuar të kalben edhe të hidhen në plehra, pasi nuk ka treg shitjeje.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas