Aktualitet

Fermerët duan rrugë në Elbasan, shtohen serat dhe prodhimet

Shkëlqim Dushku dhe e gjitha familja e tij në fshatin Jagodinë të Elbasanit janë të punësuar në bujqësi.

Ata kanë investuar në ngritjen e 10 dynym sipërfaqe me sera e ndërsa edhe tregun e kanë të garantuar, kryesisht për eksport, problem mbetet rruga e fshatit.



Kohët e fundit edhe tregtarët po largohen pasi e kanë të pamundur të hyjnë në rrugën e shkatërruar dhe të ngushtë të fshatit Jagodinë.

Ky fshat, por edhe të tjerë të Njësisë Administrative Shirgjan nuk kanë problem me punësimin, këtu toka është pjellore dhe vaditja e siguruar, por rruga po e paralizon edhe këtë zonë.

Për 20 vite me radhë e vetmja kërkesë e kësaj zone ka qenë rruga, por deri tani askush nuk ka bërë asgjë e ndërsa ky aks duket se do të jetë ende veç premtim në fushata elektorale.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas