Kronika, Kryesore

Fermë kanabisi në pistën e kërcimit

Dy trafikantë shqiptarë u prangosën në Britaninë e Madhe pasi e kishin kthyer një ish- disko në një fermë kanabisi, duke rritur bimë me një vlerë deri në 1 milion sterlina.

Adriatik Carja dhe Astrit Caka kishin mbjellë më shumë se 1800 pemë në pistën e kërcimit të diskos.



Disko Apollo kishte dikur tre kate.

Në katin e parë ishin bimët në një fazë më të hershme zhvillimi, kurse në të fundit ishin bimët e rritura.

Sipas zyrtarëve, për të krijuar ambientin e përshtatshëm për rritjen e tyre përdorej energji e mjaftueshme për të furnizuar tre rrugë me banesa private.

Dy të arrestuarit kishin udhëtuar fshehurazi me një kamion për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Secili prej tyre është dënuar me 16 muaj burg.

Ata thanë se kanë prodhuar kanabis, por pretendojnë se janë mbajtur në punishte kundër vullnetit të tyre.

Policia gjeti brenda në punishte një hapësirë të mjaftueshme me krevatë, vend gatimi dhe frigorifer të mbushur me birra.

kanabis

cannabis factorycannabis factory

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas