Bota, Kryesore

Fenomeni i vjedhjeve, “L’Espresso”: Padrinot e Tiranës, kupola më e fuqishme në Itali

Italia prej kohësh shqetësohet nga numri i madh i vjedhjeve në banesa. Klanet gjeorgjiane, ruse dhe ballkanike të specializuar për vjedhjet e shtëpive, bastisin Italinë e më pas largohen. Gjithashtu një ligj nacionalist i kërkuar nga Putin e bën pothuajse të pamundur ekstradimin.

Dhe janë pikërisht ata që kanë “pastruar” shtëpinë e prindërve të ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini.



Të shkathët e të pazhurmshëm, ashtu si macet ata kishin në plan një goditje të shkëlqyer. 5 vetë plaçkitën shtëpinë e prindërve të ministrit, dhe kur u arrestuan kishin bërë valixhet gati për t’u larguar.

Grupe të shumta hajdutësh të kombësive të shumta qarkullojnë në Itali, dhe një prej tyre janë edhe shqiptarët.

“Fuqia punëtore” nga Tirana e Durrësi

Për të ndarë biznesin fitimprurës të vjedhjeve me gjeorgjianët, këtu e kthejmë vëmendjen tek “padrinot” e Tiranës. Mafia shqiptare, për momentin e konsideruar si kupola e huaj më e fuqishme në Itali, sbëahku me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore, kohët e fundit është kthyer ne vendet e para edhe përsa i përket vjedhjeve.

“Fuqia punëtore” kriminale vjen nga Tirana, Durrësi dhe një qytet i vogël i quajtur Milot, nga ku kanë bazën bandat më aktive në Itali. Ata kanë tri parime: respektin, besnikërinë e familjen të bazuar në Kanunin e atëhershëm. Jo rastësisht, hajdutët që janë pjesë e organizatave shqiptare pothuajse gjithmonë kanë lidhje gjaku. Në Terni, u shkatërrua një organizatë kushërinjsh e vëllezërish shqiptare.

“Ata punojnë në grupe të vogla,” shpjegon për gazetën italiane Espresso nënkoloneli i Anti-Mafias, Marcello Manca.

“Jo rrallë, për shkak të të ardhurave të tyre, ata tërheqin vëmendjen e familjeve më të pushtetshme, të cilat më pas duan t’i kontrollojnë”.

Ajo që bie në sy, është se çdo ditë e më tepër po përdoren mjete të reja për t’i bërë vjedhjet sa më të lehta. Sot përdoren edhe mjete për shkatërrimin e valëve që nxjerrin jashtë funksioni alarmet apo dhe kamerat.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas