Arkiva

Femrat kanë më shumë kohë të lirë

grate

Falë teknologjisë dhe ndihmës së dhënë nga burrat, femrat shpenzojnë 90 minuta më pak në punët e shtëpisë krahasuar me 50 vjet më parë.



Studimi i kryer së fundmi thotë se femrat kanë po aq kohë të lirë sa edhe meshkujt.

Tashmë barazia gjinore është arritur edhe përsa u përket orëve të punës së paguar apo papaguar.

Studimi përfshiu femra nga 14 shtete të ndryshme, të cilat mbanin ditar prej disa dekadash dhe rezultatet treguan që ishte ulur ndjeshëm numri i orëve të punëve shtëpiake.

Shkaqet kryesore ishin avancimi i teknologjisë si dhe ndihma e meshkujve.

Të paktën dy dekadat e fundit është mundur që çdo punë shtëpiake të bëhet me ndihmën e teknologjisë.

Por një rol të rëndësishëm zë edhe ndihmesa e meshkujve në punë të ndryshme shtëpiake si gatimi apo edhe pastrimi.

Në vitet ’60 meshkujt punonin rreth 1 orë e 35 minuta në ditë në shtëpi, ndërsa në vitin 2014 ata punojnë rreth 2 orë e 18 minuta.

Megjithëse ka pasur një përmirësim të ndjeshëm, femrat ende kryejnë 66 përqind të punëve të papaguara, thotë studimi i Këshillit Kërkues Ekonomik dhe Social të Britanisë së Madhe.

Sipas studimit diferenca e pagës së femrave me meshkujt të moshës dyzetvjeçare është rreth 24 përqind.

Profesor Gershuny, drejtues i këtij studimi, thotë se kjo vjen si pasojë e faktit që femrat ende kryejnë pjesën më të madhe të punëve shtëpiake.

“Një çift normal bën rreth 50 orë puna të papaguar, pra punë shtëpiake. Pjesa më e madhe e kësaj pune kryhet nga femrat dhe kjo ndikon edhe në të ardhurat e tyre.

Ndryshimi i ndodhur në 50 vitet e fundit është i mirëseardhur, por duhet të bëhet edhe më shumë nga ana e meshkujve për të arritur një barazi orësh për sa u përket punëve shtëpiake”, tha Gershuny.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas