KMR

Femra, po të bëni këto gjëra, do ta llahtarisni partnerin në shtrat

Sigurisht që meshkujt sado-mazokistë, që duan që marrëdhënia intime të kthehet në një spektakël prej lëkure, ekzistojnë. Por ka një lajm të mirë për ju që ju pëlqen seksi normal: Ata janë vetëm një pjesë e vogël. Ndërsa pjesa tjetër nuk kanë ndonjë ‘shkencë’ në ato që kërkojnë në shtrat.

Ashtu siç mund ta kishit menduar, të gjithë duan diçka sa të ëmbël, aq pikante, me surpriza të herëpashershme. Dhe ja cilat janë gjërat që kërkojnë meshkujt nga femrat, që seksi t’i ketë të gjitha këto shije bashkë.



Që të jetë femra ajo që guxon

Meshkujve u pëlqen të jenë ata që e bëjnë hapin e parë, por është shumë më eksituese për ata kur është femra ajo që guxon e para, sepse i bën të kuptojnë se ajo vërtet ka dëshirë. Nëse nuk e tregoni, meshkujt mbeten të pasigurt nëse ju pëlqen apo jo të keni marrëdhënie me ta, e kjo është mënyra më e mirë për t’ia shfaqur!

Të brendshmet seksi

Meshkujt e dinë që ju i vishni të brendshmet seksi për t’i eksituar, dhe në ka diçka që ata vërtet e vlerësojnë tek ju, është pikërisht kur e bëni këtë. Edhe pse nuk para i vënë re sepse ato përfundojnë në tokë, nuk ka imazh më të bukur për ta sesa e dashura e tyre me një palë të brendshme superseksi të cilat shumë shpejt do të hiqen.

Lojërat eksituese

Mos i besoni filmat, ku meshkujt duket sikur janë gjithmonë të eksituar, gati për të kryer marrëdhënie. Shumicës së tyre u pëlqen një lojë paraprake e ngadaltë, e cila shpejtohet gradualisht: seksi i mirë për ta duhet t’i përmbajë të dyja: ëmbëlsi dhe egërsi!

Spontanitetin

Është e pamundur që një çift të mos bjerë në një lloj monotonie pas disa kohësh që konsumojnë bashkë marrëdhënie seksuale. Ndaj, është mirë që herë pas here të guxoni. Seks kur sapo jeni bërë gati të dilni, seks pa penetrim; gjërat që i bëni rrallë janë gjithmonë ato që ju rikthejnë dëshirën.

Fjalët eksituese

Është shumë inkurajuese për mashkullin kur femra e drejton përmes fjalëve tek ajo çfarë do.

Të dëgjojë emrin e tij

Asgjë nuk i përfshin më shumë në situatën e nxehtë sesa tingulli i emrit të tyre. Thojani!

T’i jepni siguri

Nëse marrëdhënia juaj nuk është bërë ende serioze, dhe nëse doni që të bëhet, është e rëndësishme ta bëni atë të kuptojë se ju i merrni të gjitha masat për të pasur marrëdhënie të sigurta. Janë ata që zakonisht mbajnë prezervativët me vete, por edhe nëse ato u mbarohen, blijani ju sa për ta bërë të kuptojë se e vlerësoni sigurinë dhe shëndetin e të dyve po aq sa ai.

Të jeni e hapur për eksperimente

Çdo mashkull dëshiron që herë pas here të eksperimentojë, dhe shpresojnë që ju të keni po aq dëshirë sa ai për të provuar pozicione apo gjëra të reja. Ai do t’ua shpërblejë!

Sensin e humorit

Jo gjithmonë seksi shkon ashtu siç pritej dhe më e mira është që ta kaloni çdo gjë me humor, e jo të krijoni situata të sikletshme.

Duan t’ju bëjnë të arrini në orgazëm

Jo gjithçka rrotullohet rreth tyre: në fakt, është shumë e rëndësishëm për një mashkull që ta kënaqë femrën e tij. Ndaj është e rëndësishme që të flisni hapur me të lidhur me atë që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas