Shëndeti

Fëmijët ushqehen keq; Shumë ushqime pa asnjë vlerë

Fëmijët gjatë pushimeve prishin çdo regjim, veçanërisht atë të ushqimit. Prindërit e pranojnë se pothuajse gjithmonë lejojnë fëmijët të konsumojnë ushqime pa vlera ushqyese.

Ndërsa ekspertet tregojnë se ku duhet të bëhet kujdes gjatë ditëve të verës.



Me ardhjen e verës, prindërit që shkojnë në punë e kanë më të vështirë të kontrollojnë se çfarë konsumojnë fëmijët.

“Prindërit të mos u lënë leke fëmijëve që të shkojnë të blejnë në supermarkete, por vakte të plota dhe fruta e perime në shtëpi”, shprehet Enkeleida Ferrollari, nutricioniste.

Ka prindër që e pranojnë se u blejnë fëmijëve ushqime që nuk kane vlera për ta.

“Ndonjëherë po, i blej patatina dhe akullore se fillon e qan. Mirë nuk është, por…”, shprehet një prind.

Nutricionistja Ferrollari këmbëngul që baza e dietës së fëmijëve veçanërisht në stinën e bollshëm të verës te jene frutat e perimet.

“Duhet të shmangen të gjitha produktet e gatshme që gjenden te marketi i lagjes, qoftë edhe sufllaqet. Duke konsumuar këto, marrin kalori boshe, pak vlera ushqyese dhe kjo bën që të kapërcejnë vaktin tjetër kryesor”,- shprehet Ferrollari.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas