Aktualitet

“Fëmijët nën presionin e LGBTI”

Takimet e komunitetit LGBTI me nxënës brenda ambienteve të shkollave është kthyer në çështje dite prej më shumë së 2 javësh. Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu është një nga hartuesit e ligjit kundër diskriminimit, për rrjedhojë është kundër homofobisë, por kritikon ashpër LGBTI dhe institucionet shtetërore që e mbështetën për të mësuar nxënësit në shkolla.

 “Unë jam kundër interferencave jo profesionale që i bëhen fëmijëve. mësimet e edukatës qytetarë të bëhen nga sepcialistë, metodistë, arsimtarë sepse ndryshe krijon konfuzione dhe interferenca te fëmijët që akoma skanë marrë formimin e tyre dhe që realisht mund të influncohen edhë në drejtime të gabuara”, thotë ai.

Top Channel kontaktoi edhe disa psikologë shkollorë, por Ministria e Arsimit nuk i lejoi të flasin për këtë çështje. Në mungesë të tyre, psikologia Bruna Laboviti thotë se të miturit janë të kërcënuar psikologjikisht.



“Ky lloj trajnimi mund të bëhet nga ekspertë të fushës, por kurrsesi nga persona që kanë interes të drejtpërdrejt. rreziku do të ishte forma e imponimit, ti duhet të zgjedhesh modelin,. duhet të zgjedhim ambinetet ku të zhvillohen tema të tilal që janë delikate që lidhen me seksualitetin dhe orjenimin seksual. kështu që mënyra si duhet tëi drejtohemi fëmijëve në këtë moshë duhet të jetë shumë e kujdesshme”, deklaron psikologia Laboviti.

Madje, psikologia denoncon një fakt që duket se nxjerr zbuluar Ministrinë e Arsimit.

“Psikologët e shkollave nuk janë pyetur ndonjëherë, kanë frikë ta thonë para kamerës. psikologët e shkollave duhet të kenë leje nga prindërit e fëmijëve, ndryshe s’mund të punoni me atë fëmijë, sepse në thelb dhe në aspektin ligjor është prindi kujdestari ligjor i fëmijës”, deklaron ajo.

Më të shqetësuarit kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve janë prindërit, pjesa më e madhe janë kundër. Madje edhe ata, që i kanë fëmijët në ciklin fillor apo 9-vjeçar, që gjithashtu do të shkojnë një ditë në shkollë të mesme.

“Nuk do i jepja leje mësues sepse është anormale. S’ka nevojë për këto informacione, gjatë zhvillimit do ta shikojnë vetë. S’mund ta imponojmë fëmijën të marrë këtë drejtim, apo atë drejtim në jetë”, thotë një prind.

“Duke u informuar në një moshë të vogël mund edhe të shtyhet ndaj asaj gjëje”, deklaron një tjetër. tch

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas