Kronika

Prindër kujdes! Nëse fëmijët tuaj shkojnë si azilantë, rrezikoni burgun

Fenomeni i lënies së të miturve në vendet e Bashkimit Evropian tashmë po reflekohet edhe me statistika zyrtare në organet ligj-zbatuese shqiptare.

Përveç forcimit të kontrolleve në pikat kufitare, këtë fakt e vërtetojnë edhe statistikat e Gjykatës së Tiranës.



Nëse gjatë vitit 2017 gjykata e Tiranës ka gjykuar gjashtë raste të braktisjes së fëmijëve, vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, kjo shifër është dyfishuar. Aktualisht Gjykata e Tiranës ka në gjykim 11 çështje për braktisje të fëmijëve.

Prindërit që janë kthyer nga vendet e BE, pa fëmijën e mitur, janë ndaluar menjëherë nga policia kufitare, sapo kanë hyrë në territorin shqiptar dhe ndaj tyre kanë nisur procedimet penale.

Një pjesë e tyre janë justifikuar se i kanë lënë tek të afërmit e tyre për studime, arsye shëndetësore apo shkollim, por pa paraqitur asnjë dokument.

Ndërsa të tjerë që janë treguar më të sinqertë, janë shprehur para organeve kompetente se e kanë ndërmarrë këtë risk për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Neni 214 i Kodit Penal parashikon se braktisja e fëmijëve dënohet nga gjobe deri në tre vjet burgim, por deri më tani Gjykata e Tiranës ka aplikuar dënimet me gjobë ose me shërbim prove.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas