Sport

Federata turke fal mëkatarët e trukimeve?

Federata Turke e Futbollit ndryshon orientim, duke marrë një vendim që në pamje të parë mund të mos i plotësojë dëshirat e UEFA-s dhe FIFA-s. Pak muaj më parë, në bashkëpunim me këto dy organizata, federata vendosi përjashtimin e Fenerbahçes nga Champions League, por tashmë bën një hap pas, duke premtuar se edhe nëse klubet e hetuara shpallen fajtore për trukimin e ndeshjeve, nuk do të zbresin një kategori më poshtë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, presidenti i federatës, Mehmet Ali Ajdinlar thekson se prioritet është zhvillimi i futbollitvendas, prandaj nuk do të ketë “dorë të hekurt”. “Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme është në linjë të drejtë me dëshirën e njerëzve të dhënë pas futbollit”, theksoi ndër të tjera Mehmet Ali Ajdinlar.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas