Sport

Federata Ruse nuk ka para të paguajë Capellon

capelloFederata Ruse e Futbollit ka pranuar faktin se nuk ka paratë e mjaftueshme për të paguar trajnerin e skuadrës kombëtare, italianin Fabio Capello, raporton Supersport.

 



Tekniku 67-vjecar nga kontrata që nënshkruar me Federatën Ruse duhet të përfitojë 8 milionë Euro në vit, por momentalisht Don Fabio ka plot 5 muaj që nuk paguhet.

 

“Po ju them me përgjegjësinë time më të madhe se Federata Ruse nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të paguar Capellon”- u shpreh ish kryeministri i Rusisë, Sergei Stepashin aktualisht në pozicionin e një prej antërëve që merren me cështjet financiare në qevirinë Ruse.

 

Stepashin ka shtuar gjithashtu se është e papranueshme që një federatë nuk ka para për të paguar trajnerin e skuadrës kombëtare.

“Dicka e tillë nuk ka sens dhe logjikë” vijoi më tej 62-vjecari rus pasi sipas këndvështrimit të tij një federatë kur ka firmosur një kontratë me një trajner duhet patjetër t’i gjejë  fondet e mjaftueshme për ta paguar atë.

 

Gjithsesi Stepashin ndër të tjera shtoi se në disa raste paga e një trajneri duhet të bazohet edhe në rezultatet që ai arrin, dhe Capello deri  tani në drejtimin e kombëtares ruse nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë për të justifikuar sadopak kontratën e majme që ka nënshkruar me federatën e vendit lindor.

 

Momentalisht Capello ndodhet në Austri ku po përgatitet për ndeshjen e radhës kualifikuese që kombëtarja ruse do të zhvillojë këtë të Shtunë përballë vendasve austriakë.

 

Gjithsesi në këtë sfidë shumë të rëndësishme për ecurinë e kombëtares Capello nuk do të mund të mbështetet te dy bashkëpuntorët e tij Christian Panucci dhe Massimo Neri të cilët për shkak se nuk janë paguar në 5 muajit e fundit kanë vendosur të prishin kontratat me federatën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas