Kryesore

Fatos Lulo kërkon rikthimin në detyrë, sfidon KPA-në me një seancë me dyer të hapura

Fatos Lulo, ish-gjyqtar në Kushtetuese ka ankimuar vendimin për shkarkimin e tij nga puna.

Në një kërkesë të depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Lulo ka kërkuar zhbërjen e këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë.



Më datë 23 Mars, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese për Lulon, pas një hetimi 5 mujor.

Trupa e vetting-ut arsyetoi se Lulo nuk justifikonte të ardhurat si avokat gjatë viteve ’90, të ardhura me të cilat ai kishte blerë të vetmin apartament në pronësi të tij, ndërsa kishte deklaruar dhe një zyrë, si dhe 100 mijë dollarë si dhuratë nga e motra.

Në kërkesën e tij, Lulo mësohet se ka kërkuar që shqyrtimi i ankimimit të bëhet në një seancë me dyer të hapura.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas