Kryesore, Politika

Fatos Lubonja: Faji për kolapsin e drejtësisë edhe i ndërkombëtarëve

Analisti Fatos Lubonja ka qenë sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ku ka folur për zhvillimet e fundit rreth Reformës në Drejtësi.

Lubonja deklaroi se  opozita nëse voton ligjin e magjistraturës do të bëj një vetëvrasje dhe do duket si një fasadë e bandës hajdute që është në pushtet.



Pjesë nga intervista

Ky duhet të ishte debati dhe kush janë përgjegjësitë. Përgjegjësit duket se janë nga kahu i maxhorancës dhe ata ndërkombëtar të cilët se e kanë mbështetur. Unë mendoj se është absurde që opozita të luftojë për të krijuar litarin e vet.

Reforma në drejtësi ka shumë hallka, ju për cilat hallka thoni?

Nuk është çështje hallkash është qëllimi përse u bë. Një prej hallkave është vettingu. Por kam thënë dhe herë tjetër, por a bëhet kjo kështu. Vihet theksi tek personi dhe nuk merresh me sistemimin. Kujtohet se me disa gjyqtarë të rinj që janë të pastër, dhe vendos disa gjyqtarë të rinj, si ata që bëri Berisha me 6 mujorët e plepave.

Rama thotë se  i ka duart e pastra prandaj po e bëj reformën, po të ishte i pastër ta fillonte nga vetja. Unë shikoj që ka një selektivitet dhe një vullnet të keq, për ta kapur dhe jo për ta bërë të pavarur.

Fakti që opozita nuk pranon, e ndihmon apo e përkeqëson këtë panorama?

Nëse do ishte miratuar ky ligj, opozita i shërben si fasadë kësaj bande hajdutësh. Njëkohësisht bën dhe një akt vetëvrasje, pasi me duart e veta shkon tek kasapi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas