Auto

Familja më ‘fatkeqe’ për aksidente

familja

Kanë pësuar 15 aksidente në më pak se dy vjet, duke përfituar 202 mijë paund nga kompanitë e sigurimit.



5 pjesëtarët e një familje në Britaninë e Madhe kanë qenë pjesë e një skeme mashtrimi ku janë përfshirë 87 të dyshuar.

Peter Yandell, Byron Yandell, Jennifer Cosh, Rachel Yandell dhe Gavin Yandell janë akuzuar nga prokuroria për aksidente të rremë.

“Nëse do të ishin të vërtetë gjithë aksidentet tuaja, atëherë ju do të ishit familja më pa fat në Uellsin jugor”, ka thënë prokurori.

Në total kjo familje ka marrë si dëmshpërblim nga kompanitë se sigurimeve shumën prej 202 mijë e 500 paund.

Prokurori Christopher Clee ka hapur çështjen e mashtrimit mbi aksidentet e rremë për 87 persona, por rasti i familjes Yandell është më i veçanti pasi të pesë pjesëtarët e familjes kanë pësuar aksidente të shumta gjatë periudhës 2009 deri në vitin 2011.

Dyshimet nisën kur pjesëtarët e familjes Yandell po pësonin aksidente të shumta duke treguar histori të çuditshme mbi ngjarjen e aksidenteve.

Ata kanë përfituar shuma nga 5 mijë deri në 40 mijë paund. Prokurori i çështjes tha se pjesa më e madhe e aksidenteve nuk janë vërtetuar, ndërkohë nga pamjet që kanë mundur të sigurojnë lidhur me një aksident, është parë Byron dhe i ati Peter Yandell, të cilët pasi e përplasën makinën pas një gardhi, hapën manualisht airbag-ët për të dhënë përshtypjen e një aksidenti normal.

Mesa duket familja Yandell po kërkonte një mënyrë origjinale për të siguruar të ardhura, por “biznesi” i tyre do të ketë një fund të hidhur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas