Aktualitet

Falje gjaku në Shkodër, familjet pajtohen pas plagosjes

Plagosja në këmbë e 19-vjeçarit Eugen Lici, ngjarje kjo e ndodhur në fillim të dhjetorit të vitit që shkoi, ka sjellë dhe hasmërinë mes familjeve Lici dhe Paja, djali i së cilës Alberti ishte autori ngjarjes dhe i prangosur nga policia disa orë më vonë. Por hasmëria mes këtyre dy familjeve që jetojnë në fshatrat Dobraç e Golem të komunës Rrethina në Shkodër, fshatra pranë njëri-tjetrit, ka marrë fund në ditët e para të vitit 2012, kur familja e të dëmtuarit ka pranuar të pajtohet me atë të autorit. Kanë qenë misionarët e paqes e pajtimit në Shkodër që kanë negociuar dhe kanë bërë të mundur që Besë Lici, babai i të dëmtuarit, të pranojë të pajtohet me familjen e Gjergj Pajës, babait të autorit. Mustafa Daija, kryetar i misionit të paqes e pajtimit, shprehet se dy familjet njihen prej vitesh me njëra-tjetrën dhe asnjëherë nuk kanë pasur probleme. Ngjarja që solli plagosjen e 19-vjeçarit Lici nga 26-vjeçari Albert Paja ishte një konflikt i çastit dhe i plagosuri është jashtë çdo rreziku, ndërsa autori është ndaluar nga policia. D.K



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas