Media

Fakenews dhe tregu i informacionit mediatik në Shqipëri

Në morinë e gazetave të reja dhe të vjetra që janë hapur së fundmi, një pyetje me vend që bëjnë thuajse të gjithë, është: kë të besojmë dhe çfarë na duhet të marrim nga mediat online apo platformat online të informacionit?

Pikërisht për të kuptuar më mirë nevojat e publikut shqiptar dhe cilësinë e lajmeve që duhet të publikojmë, apo për të diskutuar rreth standartit të mediave të reja, platformave të krijuara vetëm online, apo pasqyrimeve online të informacionit që publikojnë mediat print dhe rrjeteve sociale,  organizohet kjo konferencë me temë: “Fakenews dhe tregu i informacionit mediatik në Shqipëri”.



Ne të gjithë mund të diskutojmë rreth argumentave me të cilat gazetarët dhe opinioni publik përballen çdo ditë.

Qëllimi i aktivitetit do të jetë analiza, debati me qëllim rritjen e profesionalizmit të mediave online, njohja me risitë e fushës dhe ndërhyrja për të përmirësuar cilësinë e lajmit.

Një tjetër argument i fortë për diskutim është dhe influenca që kanë rrjetet sociale në zhvillimin e gazetarisë online, etika dhe profesioni.

Ideja e këtij workshopi, është mbledhja e aktorëve mediatikë, jo thjesht agregatorë lajmesh, për të ndërtuar një komunitet diskutimi në lidhje me praktikat e përditshme, sfidat për garantimin e standarteve të larta të verifikueshmërisë së lajmit.

Organizatorë të këtij eventi janë Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” dhe “Hermesnews.al”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas