Bota

Facebook mbyll llogaritë e ushtrisë së Mijanmar me 12 milionë ndjekës






               Publikuar në : 08:57 - 28/08/18 |
mapo.al

Facebook tha ditën e Hëne se kishte përjashtuar nga rrjeti social disa zyrtarë të lartë të ushtrisë së Mjanmar për të parandaluar keqinformimin dhe përhapjen e urrejtjes.


Gjithashtu rrjeti social bëri të ditur se dhjetëra llogari të tjera janë fshirë duke dërguar kanalin kryesor të informacionit të ushtrisë në blackout.

Faqet e tyre ndiqeshin nga miliona njerëz në mbarë vendin.

Aksioni i Facebook shton presionin ndaj gjeneralëve pak orë pasi hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se ushtria kishte kryer vrasje masive dhe përdhunime të myslimanëve Rohingia.

Raporti i OKB-së thotë se komandanti i përgjithshëm dhe pesë gjeneralë të tjerë duhen dënuar.

18 llogari në Facebook, 1 në Instagram dhe 52 faqe ndjekur nga 12 milion njerëz janë bllokuar.

Kjo është hera e parë që Facebook reagon në këtë mënyrë ndaj liderëve politik dhe ushtarak të një vendi.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas