Bota

Facebook dhe Twitter mbyllin qindra llogari nga Irani e Rusia, ishin të dyshimta

Rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter kanë njoftuar për pezullimin apo mbylljen e llogarive që kanë qenë të lidhura me Iranin apo Rusinë për shkak të sjelljes së tyre “manipuluese”.

Më shumë se 650 llogari dhe grupe në Facebook është thënë të jenë identifikuar si “mashtruese”, sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Mark Zuckerberg.



Twitter në anën tjetër ka thënë se ka pezulluar 284 llogari që duket se kanë qenë të lidhura me Iranin.

Këto njoftime vijnë vetëm një ditë pasi kompania, Microsoft ka thënë se ka penguar disa sulme kibernetike ruse kundër grupeve konsevatore amerikane.

Të martën Facebook tha se ka zbuluar disa llogari, të cilat kanë publikuar material të pavërtetë, të lidhur me fushatat nga Irani dhe Rusia.

“Ne kemi ndaluar këtë lloj të sjellje, sepse dëshirojmë që njerëzit të jenë në gjendje t’iu besojnë lidhjeve që krijojnë”,- ka thënë kompania në një deklaratë.

Pavarësisht se hetimi ende është duke vazhduar, kompania ka shtuar se fushata ka pasur në shënjestër njerëz me interesa të ndryshme në Lindje të Mesme, Amerikën Latine, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ditë më parë ndërkohë ishte Microsoft që tha se kishte zmbrapsur sulme të hakerave rusë mbi kompjuterët e organizatave konservatore të lidhura me partitë politike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas