Sport

“F1” në Monaco, Ricciardo, “pole positon” me rekord






               Publikuar në : 17:07 - 26/05/18 |
mapo.al

Daniel Ricciardo shkëlqen në Montecarlo. Piloti australian e Red Bull do të nisë garën nga vendi i parë pasi fitoi “pole position” në Çmimin e Madh të Monacos, madje duke vendosur një kohë rekord për pistën e Principatës.


1 minutë 10 sekonda e 810 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Ricciardo, që ishte e paarritshme nga të gjithë pilotët e tjerë.

Ai që iu afrua më shumë australianit ishte Sebastian Vettel që u rendit i dyti me 229 të mijtat më shumë se australiani, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua kampioni i botës Leëis Hamilton i ndjekur nga ferraristi tjetër kimi Raikkonen.

Megjithatë Red Bull nuk iu gëzua plotësisht “pole position”-it të Daniel Ricciardos, për shkak se Max Verstappen nuk mundi të marrë pjesë në provat kualifikuese për shkak të një aksidenti të pësuar në provat e treta të lira që do të thotë se holandezi do të nisë garën nga vendi i fundit.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas