Sport

Europiani i Atletikës, zhgënjen Smajlaj. Vetëm vendi i 10

Izmir Smajlaj nuk ka shkuar më shumë sesa një vend i 10 në kampionatin europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë, duke lënë pas vetëm rivalin italian Ojiaku dhe atë çek, Juska.

Në garën finale të kësaj të mërkure, pasi kishte siguruar kualifikimin dy ditë më parë, atleti shkodran dështoi në provën e parë.



Ndërkohë, në përpjekjen e dytë ai kërceu për 7.83 metra gjatësi, duke përmirësuar provën e tij të dy ditëve më parë prej 7.71 metrash.

Prova e tretë ishte edhe më e dobët, me vetëm 7.47 metra.

Kujtojmë se Smajlaj ka regjistruar arritjen e tij më të mirë prej 8.08 metrash më 4 mars të një viti më parë në Beograd.

Kampion i Europës pritet të shpallet atleti ukrainas Serhii Nykyforov, që kërceu për 8.13 metra, po aq sa gjermani Heinle, i cili regjistroi edhe arritjen e tij më të mirë sezonale. Së bashku me grekun Tentoglou, këta të tre ishin atletët e vetëm që kaluan kufirin e 8 metrave kërcim së gjati.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas