Kryesore, Sport

Europiani i Atletikës, Smajlaj kalon në finale

Izmir Smajlaj është kualifikuar për në garën finale të kategorisë së kërcimit së gjati për meshkuj, në kampionatin europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Smajlaj u rendit i shtati në baterinë A të provave kualifikuese, pasi kërceu për një gjatësi prej 7 metrash e 71 centimetrash, duke siguruar kështu kualifikimin për në finalet që do të zhvillohen ditën e mërkurë, më 8 gusht, nga ora 19:40.



Shqiptari Smajlaj është kampioni në fuqi i Europës, por këtë herë e siguroi kualifikimin pas provës së parë të suksesshme, në të dytën dështoi, ndërsa e treta ishte më e dobët me 7.6 metra.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas