Kryesore, Sport

Europa mban frymën, nis finalja e “Champions League” në Kiev

Po luhet në stadiumin Olimpik të Kievit finalja e “Champions League” për sezonin 2017-2018 mes real Madrid dhe Liverpool.

Komenti i ndeshjes



Real Madrid 0-0 Liverpool

23′ Firminho godet nga brenda zonës por nuk arrin dot të shënojë. Më pas Navas ndal një gjuatje të Arnold

1′ Nis finlja e “Champions League”

20:30-Përfundon performanca e këngëtares shqiptare Dua Lipa në finalen e “Champions League”.

Futbolldashësit sidomos në Europë, por edhe në botë, sonte do të ‘gozhdohen’ para televizionit pasi në Kiev do të luhet finalja e “Champions League” mes Real Madrid dhe Liverpool.

“Galaktikët” e drejtuar nga Zidan synojnë triumfin e 3 radhazi në këtë kompeticion dhe të 13-n në histori, ndërsa për Liverpool do të ishte i 6-i, 13 vite pas asaj finaleje dramatike në Stamboll kundër Milanit.

Të dy skuadrat kanë lënë mjaft ‘viktima’ rrugës, ndërsa sonte për 90 minuta do të përpiqen t’i japin goditjen përfundimtare njëra-tjetrës, për t’i treguar Europës madhështinë tyre.

Real Madridi apo Liverpool, Cristiano Ronaldo apo Mohamed Salah, Zidan apo Kloop, verdiktet do të jepen pas pak.

Formacionet zyrtare

finalja

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas