Sport

“Europa League”, gjyqtari shtrihet i gjakosur pas goditjes nga tifozi






               Publikuar në : 22:29 - 09/08/18 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen eliminatore të “Europa League” mes Sturm Graz dhe AEK Larnaca.


Në një moment gjatë pjesës së dytë kur skuadra greke po udhëhiqte me rezultatin 0-2, një tifoz në stadium ka goditur me shishe në kokë arbitrin anësor. Ky i fundit është shtrirë në fushë i gjakosur pasi është çarë në kokë.

Episodi solli ndërprerjen e takimit, por kur u mendua se ndeshja do të mbyllej skuadrat u kthyen në fushë për pjesën e mbetur të lojës. Në fund ndeshja u mbyll po me të njëjtat shifra, por për skuadrën austriake pritet të ketë një dënim të rëndë nga UEFA.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas