Ekonomi

Euro vijon rritjen




               Publikuar në : 10:53 - 14/09/18 |
mapo.al

Monedha e përbashkët shënoi dje një rritje të fortë në tregun e brendshëm valutor, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i Qershorit, e ndihmuar dhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare në dy javët e para të shtatorit.


Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i lartë në tre muaj, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar./Tv Klan


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas