Kryesore

Euro e nis javën me rënie të lehtë, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk lejojnë zhvlerësimin e fortë të saj

Valutat kryesore në vend e kanë nisur javën të zhvlerësuara ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot në tregun vendas në nivelin e 125.86 lekëve, me një riënie thuajse të papërfillshme prej 0.03 pikësh në krahasim me fundin e javës që lamë pas.

Ekspertët e tregut të këmbimit valutor thonë se euro po mbahet e stabilizuar në këtë nivel këmbimi falë pranisë së vazhdueshme të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg, duke mos lënë që efektet sezonale të veprojnë mbi kursin e këmbimit.



Edhe Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës për shty në javën e kaluar tha se kanë filluar operacionet e tërheqjes së valutës në treg, duke ndaluar kështu mbiçmimin e më tejshmë të lekut, por nuk dha afat se sa do të zgjasë në kohë kjo ndërhyrje.

Që prej fillimit të qershorit, kur euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët i dhjetë viteve, Banka e Shqipërisë deklaroi se do të kryente ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg për shkak se rrezikohej inflacioni, për të cilin BSH ka objektivin 3%.

Edhe dollari amerikan është zhvlerësuar në tregun vendas gjatë ditës së sotme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot me 107.01 lekë, rreth 0.53 pikë më pas se një ditë më parë.  Monedha e gjelbër ka reflektuar në tregun vendas zhvlerësimin në tregjet ndërkombëtare, ku pas një periudhe të dobët euro e ka marrë veten sërish duke iu afruar nivelit prej 1.18 dollarë./Monitor

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas