Sociale

“Ethet e Nilit perëndimor, emergjencë mjekësore. Shqiptarëve t’u rrojë mjekra e kryeministrit”

Ditët e fundit mediat kanë raportuar mbi disa raste të virusit të Nilit Perëndimor që ka shkaktuar viktima në disa vende të Europës por edhe Ballkanit.

Në lidhje me këtë ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Ai e ka cilësuar situatën alarmante, por qeveria sipas tij është me pushime dhe as nuk denjon që të informojë qytetarët, të paktën si duhet të mbrohemi apo mbi shenjat e para të sëmundjes.



“Semundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e perhapjes se tyre ne Shqiperi dihet qe eshte e rende dhe dezinsektimi i filluar me zhurme e buje nga qeveria u tret dhe u zhduk se koncesionet zhduken cdo gje te nevojshme ne shendetesi”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë:

Ethet e Nilit perendimor emergjence mjeksore per qytetaret,por qeveria ka vdekur !!!

Ethet e Nilit Perendimor jane nje emergjence e shendetit publik per shkak te rrezikshmerise se tyre serioze per shendetin.
Prej Etheve te Nilit ka pasur mjaft raste Europe, por edhe ne Ballkan ku nuk kane munguar edhe vdekjet si ne Greqi,Rumani,Kosove,
Serbi etj.
Vetem ne Shqiperi askush nga shteti nuk flet.Shteti eshte me pushime!!!!
Qytetareve nuk ka kush i keshillon e informon per shenjat e semundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmen e vecante shendetesore per kete problematike mjeksore te rende.
E gjithe Europa eshte ne alert.
Qendra Europiane e Kontrollit te Semundjeve terheq vemendjen qe rastet jane me te shumta se nje vit me pare.
Semundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e perhapjes se tyre ne Shqiperi dihet qe eshte e rende dhe dezinsektimi i filluar me zhurme e buje nga qeveria u tret dhe u zhduk se koncesionet zhduken cdo gje te nevojshme ne shendetesi.
Qytetaret jane te rrezikuar dhe pambrojtur nga shteti i tyre.
Shteti qe flet e flet pa u lodhur kur duhet te grabise token e Teatrit Kombetar,bile pati idioter qeveritare e bashkiake, qe folen edhe gjoja per semundjet e supozuara atje,per Epidemine qe merr jete njerezish s’thote dot asnje fjale.
Shqiptareve tu rroje mjekra e kryeministrit pa taksiratet duhet ti heqin vete.
Presim edhe ne kete rast videon psikopatike te radhes te shkollepakut dhe shpjegimin e trashe te tij se keshtu ndodh edhe ne vende te tjera…!!!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas