Aktualitet, Kryesore

Është i dënuar në Itali me vendim të formës të prerë, por çfarë tha Xhafaj më 12 shtator për të vëllain?

Nuk është hera e parë që PD-ja e akuzon Fatmir Xhafajn për dosjen e të vëllait. Vetë Xhafaj tha këtë përgjigje në muajin shtator në Kuvend…

“E çmoj me vend që në këtë seancë të parë të bëj një reagim publik për disa akuza të vjetra. Punët e shumta që më presin për forcimin e rendit dhe sigurisë, nuk do të mundësojnë të kthejë përgjigje për cështje të sajuara, jam i bindur se pjesa e shëndoshë e politikës opinionit nuk kanë nevojë për këtë shpjegim.



Ndaj, kjo është hera e fundit dhe detyrim ndaj cdo opozitari për të parë të vërtetën ashtu si është. Ky është sulm i egër personal në një histori filluar 15 vjet më parë, 15 vjet më parë më 2012 kur isha ministër dhe ju opozitë e ngritën këtë akuzë jam përgjigjur.

Në 2010 kur ishit në pushtet, kryeministër dhe ministër i brendshëm më sulmuat si opozitar me të njëjtin avaz vëllai dhe e shkuara e tij, unë si opozitar u përgjigja nga kjo foltore akuzës si pushtetar, lexojeni aty e keni. Prej 8 vjetësh ishit në pushtet i kishit mundësitë të provonit akuza dhe ndëshkonit me policinë, prokurorinë dhe gjykatën, nuk besoj se i falët familjarët e mi, mua jo e jo.

Vjet në kulmin e Reformës në Drejtësi, iu kthyet avazit, ju vazhduat avazit dhe unë reformën rezultati dihet. Sivjet në mars kur u bëra Ministër i Brendshëm thatë cfarë ju nxori goja e ligë.

Nga maji ju opozitarët u bëtë pushtetarë në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, ministra që emëruan nga kryetari juaj, kishit dy ministritë ku janë faktet dhe provat nëse ka të tilla, cfarë bëtë ju, si nuk gërmuat t’i zbulonit, ku kishte rast më të mirë se të më kryqëzonit?

Jo vetëm kryetari juaj, por askush tjetër i veshur me mandat nuk më vendos mua në këtë akuzë për cfarë i ka ndodhur apo mund t’i ndodhë një pjesëtari të familjes sime, cilido që mund të ketë shkelje ligji është madhor ka përgjegjësinë ta vuajë atë vetë përmes ligjit.

Nëse edhe për një moment do të ishte e vërtetë, unë pyes ku është përgjegjësia ime njerëzore e politike, se për ligjore as mund të bëhet fjalë. Jam në politikë prej 20 vjetësh dhe jam gati të përgjigjem për cfarë sillem me kushtetutën dhe ligjin, unë nuk kam ndërmend të bëjë replika për avazin tuaj, ndaj kjo është hera e fundit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas