Kryesore, Mapo Letrare

Esadistët? Ministrja e Kulturës sugjeron për lexim librin e UET-Press për Esat Pashën

Në fund të sesionit parlamentar, komentet për tradhti u shtuan ndjeshëm mes palëve politike. Kryeministri Edi Rama i udhëhoqi akuzat, duke e cilësuar opozitën si ‘esadiste’.

Në kushtet kur figura e Esat Pashë Toptanit mbetet e trajtuar ashtu siç e ka lënë historiografia komuniste, Mapo risolli për botim pjesë nga një libër i rëndësishëm i UET-Press.



Bëhet fjalë për librin “Esat Pashë Toptani, njeriu, lufta, pushteti”, me autor gazetarin Ilir Ikonomi. Këtë fundjavë, këtë libër e sugjeron për lexim edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në listën e 10+1 librave që duhen lexuar.

“Eshtë një libër që shuan jo pak kureshtje për një personazh aq shumë të debatuar të historisë shqiptare, por po aq edhe grish për ta menduar ndryshe historinë dhe të shtyn drejt disa shpjegimeve mbi pse-të e politikës së sotme shqiptare. Ilir Ikonomi ndjek edhe këtu modelin e vet të  historiografisë, kinse modest por shumë i vyer, pa paragjykime e përtej stereotipeve, siç ia kemi lexuar në librat e tjerë për figura qendrore të mendimit e veprimit shqiptar. Gazetari në stil ndihmon hulumtuesin në metodologji, duke ia lënë mikrofonin dokumentit që e nxjerr nga fundi i dheut. Pas librave për Faik Konicën, Ismail Qemalin me këtë libër Ilir Ikonomi rreshtohet në historiografët që uroj fort t’i shtohen Shqipërisë për të edukuar mendje të hapura e qëndrime të shëndetshme,” shkruan ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas