Dikur

“Erwin Rommel më shpëtoi jetën”

romeliKapiteni britanik Roy Wooldridge u kap gjatë misionit të tij “Operacion Tarbrush”, me akuzën për spiunim dhe u kërcënua me ekzekutim, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai u arrestua nga nazistët dhe u kërcënua se nëse nuk do të thoshte të gjitha ato që dinte, ai do të ekzekutohej.



Pavarësisht se u torturua nga Gestapo, oficeri britanik nuk nxori një fjalë dhe vendosën që t’a çojnë te gjenerali famëkeq Erwin Rommel.

Kur Rommel e pyeti kapitenin britanik nëse i nevojitej gjë, ky u përgjigj: “Një biletë vajtje për në Angli, një birrë e ftohtë, një paketë cigare dhe një vakt i mirë”.

Kapiteni Wooldridge nuk rrëfeu asgjë, por gjithsesi Rommel ia kurseu jetën dhe i plotësoi gjithë dëshirat, përveç biletës së kthimit në Angli, kuptohet.

Roy, i cili ishte pjesë e Inxhnierisë Mbretërore në Dover, u arrestua gjatë një nate teksa po ekzaminonte minat nëntokësore në plazhet e Francës, pak ditë para zbarkimit në Normandi.

Tashmë 95 vjeç, Roy Wooldridge rrëfen për kapjen e tij nga nazistët, duke treguar ditët e gjata të hetimeve dhe torturave.

“Pas kërkesave që i bëra gjeneralit Rommel, u çudita nga ajo që ndodhi më pas. Në shoqëruan në mensën e oficerëve, ku një kuzhinier më ofroi birrë, një paketë cigare dhe një vakt, të cilin me sa mbaj mend, ishte patate furre me qofte”, thotë Roy.

Ai i’u nënshtrua hetimeve për dhjetë ditë të tjera, derisa u transferua në një kamp ku kaloi ditët e tij deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

“Nëse nuk do të ishte për Rommel, unë do të isha ekzekututar. Ai ishte armiku im, por njëkohësisht ishte një oficer dhe një xhentëlmen”, thotë 95- vjeçari.

Wooldridge ende sot nuk ka konsumuar asnjë cigare të asaj pakete, duke e ruajtur si një suvenir, të cilin do ta prezantojë në “BBC Antiques Roadshow”.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas