Kryesore, Kultura

Ermonela Jaho interpreton “Sour Angelica” në Mynih

Ermonela Jaho sjell një interpretim të jashtëzakonshëm në rolin e Angelikës, duke përcjellë një brishtësi të thellë përmes një toni plot dritë dhe më pas vërtetë shpërthyes, kur personazhi arrin pikën psikologjike të thyerje.

Kështu e nis kritika gjermane përshkrimin e interpretimit të sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duke iu referuar rolit të saj “Sour Angelica” në operën me të njëjtin titull, vënë së fundmi në skenën e Mynihut.



Ermonela Jaho sjell një performancë të jashtëzakonshme si Angelica, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme përmes timbrit të saj, dhe zbërthimit psikologjik që i bën personazhit të saj.

Motra Angelica kapet pas një vizioni qiellor: pasi ka humbur prej dy vitesh djalin e saj të vetëm, ajo vendos të bëjë jetën e murgeshës si një shpagim, teksa beson se ajo e dëgjon djalin e saj duke e thirrur që të takohet me të në parajsë.

Në tentativë për të kryer vetëvrasje, Sour Angelica pi helm, por shpejt kupton se ka kryer një mëkat të vdekshëm dhe mallkon veten për ndarjen e përjetshme nga djali i saj. Ky subjekt i operës së famshme, shkruar nga Giacomo Pucini, u vu për herë të parë në skenë në vitin 1918, por vijon të pëlqehet në mbarë botën edhe pas një shekulli.

Pas suksesit në Bayerische Staatsoper Munchen, 26 korriku do ta gjejë Ermonela Jahon sërish krah Placido Domingos, në operën e Madridit me një tjetër premierë./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas