Kryesore, Mapo Format

Ermal Mamaqi në Forumet UET: Juli dhe Genti nuk flasin, i kam ftuar…

Ermal Mamaqi, shoumeni i njohur shqiptar, ishte i ftuari i radhës në Forumet UET. Nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, ai foli për rrugën e karrierës së tij.

Ndër kuriozitetet më të veçanta të studentëve ishte ndarja e grupit të njohur të humorit, treshja fantastike dhe e preferuar e të gjithëve: Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda.



Ermal Mamaqi në Forumet UET: Portokalli është ‘lokomotiva e humorit’, ja pse u largova

Pse ata nuk janë më bashkë? A do të ktheheshin përsëri në një skeç në ‘Portokalli’? Për këtë padyshim Ermali kishte një koment.

“Është e vërtetë që Juli dhe Genti nuk flasin. Ka disa vjet, ne kemi shumë shokë dhe kemi pasur dhe shtëpinë mbi njëri-tjetrin. Ka qenë një pallat tek klubi Partizani tek ‘21 Dhjetori’. U ndërtua një pallat i rid he ne blemë tre shtëpi. Juli e bleu në katin e tretë, Genti në katin e katërt dhe unë në katin e pestë. Më pas unë lëviza pasi bleva një shtëpi tjetër. Ndërsa ata të dy vazhdojnë të dy të jenë atje. Por diku, dikush tha diçka që krijoi një konflikt mes atyre të dyve. Unë flas me të dy, por ata nuk flasin me njëri-tjetrin edhe pse tani punojnë në të njëjtin television. Këtë ftesë e kam bërë dhe unë, që të vijnë në emisionin tim ‘Xing me Ermalin’ që të bëjmë një performancë të tre. Me sa duke tani më i forti është Genti që nuk po lëshon pe fare”.

Ermal Mamaqi në Forumet UET: Mesazhi i Vera Grabockës kur nisa si prezantues

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas