Aktualitet

Erion Braçe ‘’fik dritat’, përzë gazetarët dhe mediat nga Komisioni






               Publikuar në : 09:54 - 22/05/18 |
mapo.al

Ka nisur sërish me tensione mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë.


Sapo ka marrë fjalën Aldo Bumçi, deputeti demokrat, Braçe ka nxjerrë nga salla mediat dhe gazetarët.

‘’Ndërpritet mbledhja, të dalin jashtë mediat”, është shprehur Braçe, ç’ka ka irrituar jo pak deputetët demokratë.

Bumçi nuk është deputet i Komisionit të Ekonomisë dhe Braçe duket se ka vendosur që të mos i japë fjalën asnjë deputeti demokrat që kërkon të flasë për çështjen Xhafaj.

Ditën e djeshme ndodhi një incident i ngjashëm ku Braçe nxori nga mbledhja dy gazetare me pretendimin se qeshën.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas