Bota

Erdogan del me thirrje të fortë: Nëse atje hidhen raketa, do ketë masakër

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se sulmi në provincën Idlib të Sirisë mund të shkaktojë “masakër”.

Komentet vijnë derisa forcat qeveritare siriane po përgatiten për një ofesnivë të madhe në rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët.



Ai po ashtu paralajmëroi për rrezikun që luftimet e rënda të shkaktojnë fluks të madh refugjatësh në Turqi.

Idlibi kufizohet me Turqinë dhe është enklava e fundit e madhe e mbajtur nga kryengritësit që luftojnë presidentin sirian, Bashar al-Asad, dhe forcat ruse dhe iraniane.

Këto të fundit kanë luajtur një rol të madh në mbështetjen e Assadit, gjatë luftës në Siri.

Mijëra trupa qeveritare dhe luftëtarë aleatë janë vendosur tashmë në zonat që rrethojnë Idlibin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ashtu ka paralajmëruar Assadin dhe aleatët e tij kundër “sulmeve të pamatura” në Idlib./REL

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas