Kryesore, Shëndeti

Epidemia e fruthit/ ISHP apel prindërve: Mund të bëhet serioze, vaksinoini fëmijët!

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar prindërit të vaksinojnë fëmijët nga epidemia e fruthit.

Përmes një postimi në Facebook, ISHP bën me dije se: “fruthi mund të bëhet sëmundje serioze dhe fëmijët mund të mbrohen nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit”.



Sipas ISHP një në dy persona me fruth vdesin nga sëmundja pavarëisht trajtimit të mirë.

Kujtojmë se rastet me epideminë e fruthit janë shtuar ndjeshëm në Evropë në krahasim me vitet e kaluara.

Një ditë më parë ISHP bëri me dije se nuk a vend për panik në Shqipëri, pasi janë marrë masat e nevojshme.

ISHP thotë se gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime dhe vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas