Kryesore, Mapo Format

Enxhi Zeneli: UET, zgjedhja më e mirë mes alternativave që ofrohen

E diplomuar në Informatikë Ekonomike, studentja ekselente arriti të punësohet ende pa përfunduar studimet e për këtë meritë thotë se ka pasur formimi akademik. Pas 12 viteve shkollim në sistemin publik të arsimit, Enxhi Zeneli thotë se  studimet në një unviersitet privat si UET kanë qenë zgjedhja më e mirë. Nga alternativat që u ofrohen sot të rinjve që duan të ndjekin studime universitare, UET është zgjedhja më e mirë, mendon ajo, e cila ka provuar edhe studimet jashtë falë programeve të shkëmbimit “Erasmus+” mundësuar nga UET

E konsideron veten me fat, pasi arriti të punësohet ende pa mbaruar ciklin 3-vjeçar të studimeve për Informatikë Ekonomike në Universitetin Europian të Tiranës. Por edhe fati vjen për ata që e kërkojnë dhe Enxhi Zeneli është një prej tyre.



“Duke qenë çdo vit pjesë e rrjetit të ekselencës, pjesë e aktiviteteve që zhvillohen gjithmonë në UET për të gjithë studentët, unë arrita të spikas në një praktikë të zhvilluar dhe që aty nisi gjithçka.” – thotë ajo,  tashmë si një ish-studente e diplomuar në UET, pjesë e rrjetit Alumni.

“Është mëse normale që kur përballesh me tregun e punës disa gjëra janë më ndryshe nga pjesa që arrihet të përvetësohen në universitet, por shprehem me bindje që bazat teorike, por edhe ato praktike të zhvilluar gjatë studimeve më kanë ndihmuar që unë të arrij ta prezantoj akoma më denjësisht veten time në ambientin tim të punës.” –vijon.

Kujton se çfarë e shtyu pas 12 viteve shkollim në sistemin publik arsimor të zgjidhte një univerisitet privat.

“Për UET-in kisha dëgjuar fillimisht në kanalet televizive dhe nuk ngurrova për asnjë moment që të shikoja nëse  ofronte profilin për të cilin unë isha e interesuar dhe pas një periudhe shumë të shkurtër kam kaluar në zyrat e universitetit për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të isha 100 % e bindur. Pasi kuptova të gjitha avantazhet dhe kushtet që ofronte si universitet, vendosa që UET ishte mundësia më e mirë për mua.”

Kishte goditur në shenjë sepse me profilin që zgjodhi – një nga më të kërkuarit në treg, për shkak edhe të zhvillimeve në fushën e teknologjisë dhe informatikës –ajo arriti të hynte pa frikë në tregun e punës, me dijet e duhura për atë çka punëdhënësit kërkonin.

E kujton kohën e studimeve si një prej më të bukura, nga mikpritja e  stafit administrativ, te marrëdhënia e përpiktë profesor-student dhe deri te marrëdhënia me kolegët në auditor.

“Sigurisht që tek çdo gjë ka vend për përmirësime, por në UET gjeta shumë copëza që tashmë ishin bashkuar më së miri dhe në çdo vit të ri akademik kam vënë re që korniza sa vjen dhe bëhet më e denjë për Universitetin dhe për studentet që janë pjesë e tij.”

Fushës së Informatikës Ekonomike iu dedikua e gjitha e me të përfunduar ciklin e parë, Bachelor ndoqi edhe studimet Master të Shkencave në po të njëjtën degë, në profilin Financë Bankë.

“Si në çdo fillim të ri, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen,  gjithmonë ka disa pikëpyetje, të cilat gjatë këtyre 5 viteve të mia në UET janë ezauruar plotësisht duke qenë se çdo gjë shkoi sipas objektivave të vendosura. Kjo falë të gjithë përkujdesjes akademike që mundësohet në mënyrë të njëtrajtshme për çdo student. Jeta universitare në UET mbi pritshmëritë e mia ishte sfidë, marrje e dhënie idesh, shoqëri e mirë si dhe shtysë për të arritur të gjitha synimet.”

Për Enxhin universiteti është vendi i dritës, i lirisë dhe i të mësuarit. “UET-it nuk i mungon asnjë nga këta  elementë.”

Për kolegët më të rinj, që janë ende në bankat e auditorëve ajo ka një këshillë.

“Çdo studenti që është në vitet e para të studimeve do t’i thosha që të mos ndihet i dobët përballë sfidave, por të përpiqet për më të mirën, të arrijë të përvetësojë sa më shumë nga studimet por dhe mundësitë që ofrohen, në mënyrë që kur të vijë një ditë të ndjehen sa më të plotësuar dhe sa më të gatshëm për t’u përballur me tregun e punës.”

Nga përvoja e saj mund të thotë me bindje se kurrikulat dhe

silabuset e çdo lënde në UET janë të mirë përditësuara, me literaturë të huaj për t’iu përshtatur sa më mirë botës së punës. “Jam e vetëdijshme se  në çdo kompani që shkon për të kërkuar mundësi punësimi, secila të kërkon disa specifika të veçanta, por që pjesa më e madhe janë prekur gjatë studimeve. Në fushën që unë kam ndjekur studimet dihet që informacioni ndryshon në periudha të shkurtra kohore, kështu që kërkon që dhe vet studenti të jetë i përditësuar  me informacionet më të fundit dhe të bëjë kërkime në mënyrë individuale për të qenë sa më produktiv.”

Si një njeri që i është përkushtuar me seriozitet fushës së dijes, thotë se njohuritë janë fuqi, ndërsa edukimi premton progres jo vetëm në rrafshin individual, por për të gjithë shoqërinë.  “Ndjekja e studimeve në UET padyshim do të jetë një vlerë e shtuar në edukimin e çdo maturanti që shumë shpejt do të kthehet në një student. Koha jonë është e limituar, kështu që duhet të dimë të bëjmë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur.  Ju sugjeroj që dhe për ju kjo zgjedhje të jetë UET!”

Ata që kanë mëdyshje mes sistemi publik apo privat, Enxhi rrëfen se zgjedhja e një univeristeti privat si UET ka qenë zgjedhja më e mirë mes alternativave që ofrohen në Shqipëri për të rinjtë që duan të studiojnë.

Sigurisht që studimet jashtë shtetit janë një ëndërr për pjesën më të madhe të studentëve shqiptarë.” – thotë ajo, por edhe këtë e realizoi duke studiuar në Universitetin Europian të Tiranës ku pati mundësi të përfitojë nga programet ndërkombëtare të shkëmbimit studentor.

“Për një periudhe 6 mujore me anë të një programi shkëmbimi ERASMUS+ të mundësuar nga UET, kam studiuar –me  bursë të plotë –në  një ndër universitetet më të vjetër në Europë; “Universita degli studi di Pavia” në Itali.”

E quan si një prej përvojave më të vyera deri më tani, përvojë që e ka ndihmuar shumë edhe në planin personal. “Më ka ndihmuar të arrij të kuptoj veten, përshtatjen me mentalitete të tjera njerëzore si dhe me studentë që janë të vendosur të marrin më të mirën nga universiteti dhe pjesa e studimeve.” – kujton ajo.

Përpjekjet e saj kanë qenë njësoj serioze si në fushën e edukimit ashtu edhe në hedhjen e hapave të parë në karrierë.  “Por duke qenë se jam akoma e padalë përfundimisht nga bankat e shkollës, gjithmonë do ketë vend për t’u realizuar akoma dhe më shumë.  Në momentin kur unë të jem veç përballë botës së punës, në atë pozicion që kam dashur gjithmonë, kur të marr atë kënaqësinë maksimale të punës atëherë po mund dhe të them: “Tani po jam në vendin e duhur pas gjithë atij rrugëtimi të gjatë me shtigje të ngushta por në pjesën më të madhe të arta!”- thotë ajo, ndërsa i uron Universitetit Europian të Tiranës të vazhdojë rrugën me të njëjtat hapa edhe për brezat që do të vijnë, gjithmonë në përshtatje me kohën dhe zhvillimin e vazhdueshëm teknologjik.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *