Mapo Letrare

Enver Robelli: Unë jam përherë me humbësit e guximshëm

Ecje në libra

Në vitin 1937,MaxFrisch shkroi Një përgjigje nga heshtja, një nga veprat manifest për njeriun, duke e bërë djaloshin atëherë vetëm 26 vjeç të shihej ndryshe dhe nga emra si BertholBreht, i cili do të ketë ndikim në atëçfarëFrisch u bë më vonë në letërsinë gjermane. Në ato vite ai nuk e kishte takuar akoma poeten austriake IngeborgBachmann, me të cilën jetoi historinë më të gjatë të dashurisë. Më pas shkroi HomoFaber, një nga librat më të lexuar të shekullit XX. Historia e inxhinieritMaxFaberi, i cilibeson te këndvështrimi racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht sesa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern. Enver Robelli, shqipërues i poezisë, pëlqen të rikthehet shpesh te Frisch, nëritakime që e bëjnë më të lehtë të tashmen. Më poshtëRobelli vjen në një ecje përmes librash…rubrika më e re e MapoLetrare.



Aktualisht, cilët libra keni më për zemër?

Romani Rendi i ditës i ÉricVuillard, një përshkrim brilant, brenda pak faqeve, i udhëheqjes naziste gjermane në prag të gllabërimit të Austrisë më 1939-n. Vuillard është historian dhe kineast – dhe kjo vërehet në përshkrimin e figurave dhe të situatave: një panoramë që lexuesit i duket se po shikon një film dokumentar.Romani Kupeja numër 6 i Rosa Liksom. Autorja finlandeze përshkruan një udhëtim njëjavor me tren në Hekurudhën Transsiberiane të një gruaja pa emër. Bëhet fjalë për periudhën sovjetike. Gruaja pa emër është studente e Arkeologjisë; ajo gërmon në përditshmërinë sovjetike dhe duhet të merret me huqet dhe veset e një rusi, i cili po ashtu ka qëlluar në kupenë e trenit. Ky rus ose pi raki, ose tregon barsoleta vështirë të durueshme. Liksom ka një gjuhë shumë poetike kur përshkruan trevat e Siberisë. Një homazh për Rusinë e përjetshme.Ostende, një roman i shkrimtarit dhe kritikut letrar gjerman VolkerWeidermann. Ostende është një qytet bregdetar belg. Në vitin 1936 aty takohen europianët që ishin në rrezik nga Gjermania naziste dhe jotoleranca në rritje në shumë vende europiane. Janë europianë të veçantë: Stefan Zweig, i cili ka shkruar edhe për Aleksandër Moisiun, JosephRoth, i cili kishte shkruar disa reportazhe nga Shqipëria e Ahmet Zogut, Egon Erin Kish, i cili në fillim të vitit 1913 kishte bërë një udhëtim nga Mali i Zi në cepin e epërm të Kroacisë. Në roman nuk përmenden këto episode ballkanike në biografinë e autorëve, por kjo nuk është mbase e domosdoshme. Në roman ditët të cilat autorët i kalojnë në Belgjikë përshkruhen si “kremtëlamtumirëse e kulturave europiane”. Askush nuk kthehet në shtëpi. Disa shkojnë në Spanjë për të luftuar kundër fashizmit të Frankos, disa në ekzil, Stefan Zweig pak vite më vonë do të bënte vetëvrasje në Brazil.

Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave? 

Njëherë Stalini shkoi për të hapur një fabrikë. Punëtoret dhe punëtorët filluan të duartrokasin e brohorasin: “Rrofsh 100 vjet, shoku Stalin!”. Diktatori shikoi vëngër klasën punëtore dhe tha: “Përse ky kufizim”. Do të isha i padrejtë ndaj shumë autorëve dhe veprave të tyre nëse do të kufizohesha në një roman. Më pëlqen gjithçka çfarë ka shkruar GeorgeBüchneri, së fundi e kam lexuar edhe shqip në përkthim të Ardian Klosit dhe entuziazmi për veprat e revolucionarit gjerman vetëm është shtuar. Zvicerani MaxFrisch është prej autorëve që më shoqëron që së paku 20 vjet. EliasCanetti po ashtu, tërë vepra. Fausti i Goethe-s. Njeriu pa cilësi i Robert Musil-it.

Cilat janë për ju tregimet më të parapëlqyera të të gjitha kohërave?

Nuk po e tregoj më anekdotën me Stalinin. Do të veçoja tregimet e WillianFauklner dhe LuigiPirandello.

Cilët ndër ata që merren me letërsi artistike, eseistë, kritikë, gazetarë apo poetë, quani si shkrimtarët më të mirë sot për sot?

Orhan Pamuku është ndër të parët, polaku AndrzejStasiuk, gjermano-hungarezja Terézia Mora, AleksandarHemon dhe XhevatKarahasan, të dy nga Sarajeva, të dy tani në ekzil, njëri në SHBA, tjetri në Austri. Jugafrikani J. M. Coetzee përherë më ka tërhequr. Provokatori hebraiko-gjerman MaximBiller. DavidAlbahari, hebre i lindur në Pejë, autor serb, por kundërshtar i nacionalizmit, andaj i ikur në ekzil në Kanada. Nga shqiptarët (ndonëse, fatkeqësisht, nuk arrij t’i përcjell aq) do të veçoja: OrnelaVorpsin për trimërinë e saj për të shkelur atë që duhet shkelur,memecërinë tonë ndaj gjërave të thjeshta, të përditshme dhe vendimtare që jetën e shqiptarëve në komunizëm e kanë bërë ferr. XhevdetBajrajn për aftësinë për të ndezur zjarre poetike edhe me pak bujashka. E di këtu u hyj në hak edhe shumë autorëve të tjerë. Fatos Kongolidhe Kujtimet e MaksVelos janë një përmbledhje trishtuese e horrorit në Gulagun mediteran shqiptar.

Çfarë gjinie letrare ju pëlqen të lexoni? Dhe çfarë nuk lexoni?

Romane, natyrisht. Pastaj poezi, të cilat nganjëherë përpiqem t’i përkthej në shqip. Çfarë nuk lexoj? Asgjë nga PaoloCoelho. Ezoterizmi i tij, vitaminat spirituale të tij, boshësia ideore e tij – thjesht të bëjnë të marrësh malin.

Çfarë librash mund të na befasojnë po t’i gjejmë në raftet tuaja?

Botimet e bibliotekës “Albatros” të shtëpisë botuese “Rilindja”. Të gjitha botime të viteve ’70 dhe ’80, kryesisht poezi – nga EsadMekuli, Azem Shkreli, RrahmanDedaj deri te Fatos Arapi e Ismail Kadare. Një antologji e poezisë së Kuvajtit të shekullit ’20, botim po ashtu i “Rilindjes” në vitet ’70. Shuarja e kësaj shtëpie botuese është tragjedi nacionale!

Kush është heroi ose heroina juaj imagjinare e parapëlqyer?

PrimoLevi si autor dhe si hero i veprës së tij mbi Holokaustin. Unë jam përherë me humbësit e guximshëm. Ka mjaft njerëz që vrapojnë pas triumfatorëve të rrejshëm.

Çfarë lloj lexuesi ishit në fëmijërinë tuaj? Cilët ishin librat dhe autorët tuaj të parapëlqyer?

Poezitë e Filip Shirokës, ato me motiv mërgimi, ndoshta për shkak se jam rritur në një familje ku mërgimi ka qenë herë fat, herë fatkeqësi. EsadMekuli për poezitë e guximshme politike.

A jeni futur ndonjëherë në telashe për të lexuar një libër?

Nuk më kujtohet.

Po t’ju duhej të përmendnit një libër që ju ka bërë ky që jeni sot, cili do të ishte ai?

Vepra e MaxFrisch-it (e sidomos romani Stiller) dhe angazhimi i tij si figurë publike.

Nga librat që keni shkruar, cilin parapëlqeni më shumë ose cili është më kuptimplotë për ju?

Kam zhvilluar një intervistë të gjatë me Arben Xhaferin, e cila pastaj u botua si libër dhe mbeti trashëgimia e tij e vetme, ku flet jo vetëm për politikën, por edhe për jetën e tij. Një dëshmi e rëndësishme për historinë bashkëkohore të shqiptarëve nën Jugosllavi. Libri është i tij, por, siç e ka thënë ai vetë, pa pyetjet këmbëngulëse, të gjata, nxitëse, provokuese ndoshta s’do të shihte dritën e botimit ky libër, pak kohë para se Xhaferi të mbyllte sytë.

Nëse do t’i kërkonit presidentit të lexonte një libër, cili do të ishte ai?

Biografinë e Danillo Kishit të shkruar nga MarkThompson. Që të mirëkuptohemi: e kam fjalën për presidentin e Zvicrës, AlainBerset. Këtyre presidentëve tanë ndoshta ndonjë doracak latino-amerikan apo jugafrikan për plaçkitjen e vendit. Frikësohem se pasi ta lexonin doracakun do të më akuzonin për mungesë kreativiteti dhe do të thoshin: jemi një hap më tutje se kleptokratët e botës së tretë. Por as kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Ka vite që mbaj një distancë higjienike me shumë politikanë të Ballkanit.

Keni planifikuar një darkë me njerëz të letrave. Cilët janë tre shkrimtarët e ftuar?

FrancescoMicieli, zviceran, italian, arbëresh, i cili flet dialektin e ngadalshëm të Bernës, MeralKureyshi, shkrimtare zvicerane, e lindur si pjesëtare e pakicës turke në Prizren, LukasBärfuss, autor zviceran, horizonti i tij nuk përfundon në Liqenin e Konstancës, në kufi me Gjermaninë.

Te cilët libra ktheheni vazhdimisht?

Te Fausti, te romanet e FriedrichDürrenmattit, te poezitë e AlfonsinaStornit, te tekstet publicistike të NondaBulkës, te veprat e Orhan Pamukut dhe poezitë e NazimHikmetit dheMahumdDarvishit nga Palestina, te poezitë e EsadMekulit, te vepra e CharlesKing: Mesnatë në Pera Palas (i afrohet e nganjëherë ia kalon edhe Pamukut në përshkrimin e Stambollit), te vepra e ChristopherClark mbi Luftën e Parë Botërore.

Për çfarë librash ndiheni keq që nuk i keni lexuar ende?Çfarë keni ndërmend të lexoni tjetër?

Për shumë autorë të mirë të Egjiptit dhe pjesës tjetër të Afrikës. Por ç’të bëj, edhe dita ime ka vetëm 24 orë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas