Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçensim

Njoftim për Liçensim

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të nenit 18 të “Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave” të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores per proçedurat dhe afatet per dhenien, modifikimin, transerimin, rinovimin dhe heqjen e licensave ne sektorin e energjise elektrike“, bëjmë me dije të gjithë personat,  institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “ÇAUSHI ENERGY” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për modifikimin e licensës aktuale Nr. 181, Seria PV12K “Për Prodhimin e Energjisë Elektrike” nga HEC Qafëzezë. Shoqëria kërkon shtimin e fuqisë së instaluar nga 400 KW në 1450 KW.



Me Vendimin Nr.95, datë 20.04.2018,  Bordi  i ERE-s, ka filluar procedurat e liçensimit të këtij subjekti në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë  Elektrike.

Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë, mund të paraqesin objeksionet e tyre, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë.         

                                                                                      KRYETARI i ERE-s     

                                                                                         Petrit AHMETI

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas