Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçensim 2

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të nenit 18 të “Rregullore për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”, të nenit 10 të “Rregullores për procedurat dhe afatet per dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin dhe heqjen e liçensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije të gjithë personat,  institucionet ose shoqëritë e interesuara se: Shoqëria “Osoja Energy” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për tu  liçensuar në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë  Elektrike, nga centrali fotovoltaik Seman-1 me fuqi 2000 KW, me vendodhje: zona kadastrale 3358, nr.556/2pasuri; indeksi hartës:K-34-111(173-D),Fshati Sheq Marinas,Njësina Administrative Topojë, Rrethi Fier.

Me vendimin, nr.93, datë 20.04.2018, Bordi  i ERE-s, ka filluar procedurat  e liçensimit të këtij subjekti në aktivitetin e Prodhimit  të Energjisë  Elektrike nga centrali fotovoltaik.



Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë, mund të paraqisin objeksionet e tyre, brenda 20 ditëve nga data e marrjes së vendimit, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë. 

                                                                                                                                                                                                                          KRYETARI

                                                                        Petrit AHMETI

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas